Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës se rritja ekonomike në vend është 3,7 përqind.
Hoti ka publikuar edhe një grafikë në kohën kur ai ishte kryeministër i Kosovës e që lidhet me rritjen ekonomike të asaj kohe.
Ai ka pasur kritika të forta për Qeverinë aktuale që udhëhiqet nga Albin Kurti duek thënë se prej kohës kur ai ishte kryministër nuk pati rritje ekonmike, por vetëm rënie.
Për këtë ka numër disa faktorë.
Reagimi i plotë:
Në qeverinë e udhëhequr nga unë, kemi punuar shumë për të nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë. E kthyem trendin pozitiv që në muajtë e parë të vitit 2021. E dorëzuam mandatin me rritje pozitive ekonomike, me baza të mira për të vazhduar më tutje. Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie. Sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës. Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike.