Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në vend për shkak të mos gjetjes së një marrëveshje në mes grevistëve dhe Qeverisë.
Tahiraj, ka thënë se kryeministri grevën e ka kthyer në një betejë për dominim.
“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë. Fatkeqësisht, një grevë legjitime Kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.”, ka shkruar Tahiraj.
Ndryshe, shërbyesit civil dhe mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në javën e pestë të grevës.
Ditë më parë, Ministri i Financave Hekuran Murati, deklaroi se të gjithë grevistëve do të u ndalen pagat nga ky muaj.
Madje, gjatë ditës së djeshme nënkryetari i SBASHK-ut kishte deklaruar se greva në arsim do të mund të ndërpritet pasi që nuk po ka ndonjë efekt tek qeveria, por vendimi do të merret vetëm pas takimit me kryesinë.
Nga ana tjetër disa shkolla në Kosovë kanë filluar mësimin.