Ferizaj prezanton zyrtarisht sulmuesin e ri kroat

Ferizaj prezanton zyrtarisht sulmuesin e ri kroat

Ferizaj e ka prezantuar transferimin e ri, kroatin Mateo Panadiq.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi ferizajas përmes faqes zyrtare, derisa nuk ka dhënë detaje rreth kontratës.

Panadiq është sulmuesi që luan në qendër dhe në krahun e majtë të sulmit.

Karrierën e tij e ka filluar në ekipën e Goricas të Kroacisë, për të vazhduar në Schalke 04. Së fundmi ishte pjesë e Rudar Velenje.

“Mirësevjen Mateo Panadiq. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat Mateo Panadiq. Panadiq është 27 vjeçar dhe me përvojen e krijuar në klube të ndryshme nëpër Evropë, do të na shërbej edhe neve për të rritur cilësinë brenda ekipës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ferizaj bën gara në Superligën e Kosovës në futboll dhe pas tetë xhirove ka grumbulluar shtatë pikë dhe ndodhet në pozitën e parafundit tabelore.

Related Articles