Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me presidentin sllovak, Borut Pahor.
Gjatë ditës së mërkure përmes një komunikate për media, është publikuar agjenda e presidentes Osmani për ditën e nesërme.
Takimi mes Osmanit dhe preisdentit Sllovak do të fillojë në ora 16:00.
Njoftimi i plotë i Presidences:
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (13 maj 2021)
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.
Vendi: Kabineti i Presidentes;
(P. S Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)
Mirëpresim ekipet tuaja!