Drejtoresha e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Sarah Olmstead, ka folur rreth projektit Rimëkëmbja e Gjelbër dhe Dritarja e Mundësive (GROW).
Ajo ka treguar se projekti GROW është i përqendruar në ndihmën ndaj bizneseve, në çfarëdo lloj gjenerimi të energjisë në mënyrë që ta gjejnë këtë burim të financimit dhe të ndihmohen në lehtësimin e kufizimeve të energjisë elektrike në Kosovë.
“Kur MCC së pari ka filluar të punojë në Kosovë, ishte e qartë që energjia ka qenë problem substancial për bizneset që të jenë në gjendje të rriten dhe të investojnë dhe të krijojnë vende të punës, të cilat mund ta zbusin varfërinë. Është problem i dyanshëm, në njërën anë është përdorimi i energjisë, kërkesa për të, se si amvisëritë dhe bizneset e përdorin energjinë dhe në anën tjetër është problemi i furnizimit, i prodhimit në këtë rast”.
“Të gjithë i dimë problemet me prodhimin, gjenerimin, i kemi dëgjuar në lajme, termocentralet Kosova A dhe B janë mjaftë të vjetruara dhe në atë kohë që e kemi zhvilluar këtë, në vitin 2016-17 kemi pasur mjaft mbështetje për prodhuesit e pavarur të energjisë, gjenerimi në shkallë të ulët dhe një nga pyetjet ka qenë ‘Përse nuk po bëhet kjo?’ ‘Përse nuk po bëhen këto investime?’ ‘Përse prodhuesit e pavarur të energjisë nuk janë duke ndërtuar panele solare, turbina të erës etje?’ ‘Përse nuk po vendosen panelet solare në amvisëri, biznese?’ dhe një nga çështjet që është paraqitur këtu është qasja në financa dhe kështu që jemi përpjekur ta kuptojmë si mund ta adresojmë ne këtë problem?, Si mund të sigurojmë qasje në financa dhe burimet e financimit në dispozicion dhe jo financim të projektit”.
Drejtoresha Olmstead ka bërë të ditur se një projekt i tillë ka qenë diçka e re në Kosovë pasi që i ka bërë bankat të mendojnë se si të investojnë ku periudha e rikthimit është më afatgjatë.
“Kjo ka qenë diçka e re në Kosovë, pra si bankat mund të mendojnë për këtë në vend që të financojnë në automjet ose një shtëpi që me të vërtetë është aset që kuptohet lehtë, pra si të mendohet për investime ku periudha e rikthimit është mjaft afatgjatë, kjo është mënyra se si është zhvilluar projekti GROW ku është i përqendruar në ndihmën ndaj bizneseve, në çfarëdo lloj gjenerimi të energjisë që ta gjejnë këtë burim të financimit që të ndihmohet në lehtësimin e kufizimeve të energjisë elektrike në Kosovë”, tha ajo në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
“Ka pasur pranim mjaftë të mirë, projekte shumë të vogla, por shumë si të tilla, deri në 51 megavat, që është sasi e vogël nëse e shikojmë në përgjithësi, por duke parë dritaren kaq të shkurtër në dispozicion, ky është numër i mirë sa i përket projekteve të banueshme”.
“Krejt çka u nevojitet është një projekt i bankueshëm, duhet të keni një plan të biznesit, plan të investimeve dhe ky program i ka ndihmuar në mbushjen e këtyre hendeqeve dhe nëse bizneset kanë ide të mira t’i përgatisim ata që të financohen prej bankave dhe t’i bëjmë ata që bankat ta kuptojnë studimet e fizibilitetit dhe studimet tjera që futen në procesin e sigurimit që ky është rreth i mirë dhe ka kthime të mira dhe është i bankueshëm.”
* Kujtojmë se GROW (Green Recovery and Opportunity Window) është projekt i dizajnuar dhe financuar nga Millennium Challenge Corporation dhe Millennium Foundation Kosovo i cili ka për qëllim të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.
Projekti gjatë 12 muajve të kaluar ofroi asistencë teknike dhe të personalizuar falas për bizneset si dhe i shqyrtoi potencialet dhe nevojat e bizneseve duke i udhëzuar rreth mundësive për financim të investimit të tyre.