Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi në qendër të Pejës.
Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse një gjë e tillë ndodhë në qendër të qytetit, ku ka qarkullim njerëzish e kamera, “paramendo çfarë ndodhë në periferi e fshatra”.
“Kjo në qendër të Pejës ku ka qarkullim njerëzish dhe kamera, paramendo çka ndodh nëpër periferi e fshatra ku është edhe “më marre” me i bâ kështu publike”, ka shkruar ai.