Ani se nuk e panë prej vitesh vdekja e Shqiponja Isufit, i mërziti shumë gjilanasit.
Këtyre u erdh një lajm i keq nga Zvicra, se 41 vjeçarja me të cilën këta krenoheshin për të arriturat saja si ekonomiste, nuk jeton më.
Sipas mediave të shtetit helvet, e ndjera ishte gjete pa shenja jete në banesën e saj, andaj u urdhërua autopësia, çka qoi në arrestimin e burrit të saj.
47 vjecari, shqiptar nga Maqedonia, dyshohet se e vrau gruan e tij, Shqiponjën.Familjarët ende nuk kanë vendosur se ku do të varroset trupi i të ndjerës.
Por, ku do që vendoset të prehet trupi i të ndjerës, komuna e Gjilanit është gati të ndihmojë me procedurat.
Sipas kryetarit AlbanHyseni me vdekja e Isufit, që ishte pedagoge në Universitetin e St. Gallenit në Zvicer, dhe punonte në Cyrih si kontabiliste Gjilani humbi shumë.
Njejtë thonë edhe bashkëvendësit e saj, të cilët e njohën nga afër.
Për të arriturat e ekonomistes, patën shkruar edhe mediat zvicrane të cilat e kishin vlerësuan edhe si kosovare model.
E nga Kosova kjo ishte larguar si 9 vjecare për tu bashkuar me prindërit në Zvicer, të cilët para kësaj kishin ikur nga vendi si të përndjekur politikë.