Një vajzë 11-vjeçare dyshohet se ka vdekur sot aksidentalisht në Shtime.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person, D.M e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV” – ka thënë Veseli .
Ai tha se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.