Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili pas sulmit seksual në Pejë, ka thënë se ngacmimet seksuale po shndërrohen në përditshmëri të gërditshme e shokuese.
Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se lajmet e tilla janë bërë të shpeshta dhe se situata është emergjente.
“Vёmendja e ngritur dhe mundёsia qё sot teknologjia na mundёson identifikimin e kёtyre rasteve ёshtё shpёrfaqje e njё fenomeni qё dukshёm ka qenё i paraportuar. Ky aktualitet, ёshtё situatё e jashtёzakonshme”, ka thënë ajo.
Kica- Xhelili tutje ka kërkuar masa të mënjëhershme drejt parandalimit dhe sanksionimit të këtyre veprave.
“Sundimi i ligjit nuk ёshtё vetёm zbatim i natyrshёm i ligjit dhe funksionalizim i mekanizmave. Sundimi i ligjit ka efekt vetёm atёherё kur ёshtё nё proporcion me atё qё mund tё pёrceptohet si zbatim i sё drejtёs – e drejtёsia e vonuar nuk ёshtё drejtёsi. Kjo çёshtje nuk duhet fare tё ketё tё bёj mё me fjalё e thirrje”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:
Dhunimi, sulmi dhe ngacmimi seksual po shndёrrohen nё njё pёrditshmёri tё gёrditshme e shokuese. Lajmet si kjo do tё duhej tё na tmerronin nё palcё duke qenё tё rralla. Tani, duke qenё tё shpeshta, ёshtё pak tё themi qё po ballafaqohemi me njё situatё tё jashtёzakonshme. Situatё emergjente.
Vёmendja e ngritur dhe mundёsia qё sot teknologjia na mundёson identifikimin e kёtyre rasteve ёshtё shpёrfaqje e njё fenomeni qё dukshёm ka qenё i paraportuar.
Ky aktualitet, ёshtё situatё e jashtёzakonshme.
Tani qё po e kuptojmё si tё tillё, nevojiten masa proporcionale. Nuk mjafton mё zbatimi standard i legjislacionit dhe aktivizimi i mekanizmave institucional. Na duhen hapa tё menjёhershёm tё fuqizimit tё mёtejmё tё kёtyre mekanizmave nё drejtim tё parandalimit dhe sanksionimit tё kёtyre veprave.
Urgjentisht Këshilli Prokurial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet tё profilizojnё prokurorё dhe gjyqtarё tё cilёt merren ekskluzivisht me kёto lloje tё rasteve deri nё reduktimin maksimal tё tyre. Po të jetë nevoja, të kërkohet buxhet për staf shtesë.
Sundimi i ligjit nuk ёshtё vetёm zbatim i natyrshёm i ligjit dhe funksionalizim i mekanizmave. Sundimi i ligjit ka efekt vetёm atёherё kur ёshtё nё proporcion me atё qё mund tё pёrceptohet si zbatim i sё drejtёs – e drejtёsia e vonuar nuk ёshtё drejtёsi.
Kjo çёshtje nuk duhet fare tё ketё tё bёj mё me fjalё e thirrje.