Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk ka arritur të marrë sqarime në Komisionin Hetimor për Energjinë se me çfarë baze ligjore është subvencionuar energjia elektrike.Kësisoj, Lekaj ka thënë se me këtë rast, mosarsyetimi i KESCO-s, Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave, paraqet dëmtimin e buxhetit të shtetit.
“Mos arsyetimi i KESCO-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave, se me çfarë baze ligjore janë dhënë miliona euro për subvencionimin e energjisë elektrike, paraqet dëmtim buxhetit të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Ky ishte shqetësimi dhe potencimi im, sot në Komisionin Hetimor për Energjinë, ku për intervistim ishte Ministri i Financave”, ka shkruar Lekaj në Facebook.