Flet Rama: Me buxhetin e ri do të ketë rritje për mjekët, mësimdhënësit dhe zjarrfikësit

Flet Rama: Me buxhetin e ri do të ketë rritje për mjekët, mësimdhënësit dhe zjarrfikësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë sërish rritje pagash për disa kategori, ku përfshihen punonjësit zjarrfikës, mjekët dhe infermierët.

Deklaratën, Rama e dha gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

“Është një rritje për këtë 3 mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri, do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do ketë edhe për mjekët, infemrierët, mësuesit. Duhet t’u them të gjithë punonjësve zjarrfikës dhe familjeve të tyre, që jam absolutisht dakord për këtë shprehje pakënaqësie dhe pasigurie. Ndoshta nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar si për të gjithë kategopritë e tjera që rritëm pagat”, theksoi Rama.

Related Articles