Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku i cili ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë–Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se referuar informacioneve nga tereni, në aksident janë përfshirë tri automjete.
Sipas tij, aksidenti është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.
“Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa per shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti”, tha Hoxha.
