Një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Sipas pamjeve që dëshmitarët i kanë dërguar Klankosova.tv thuhet se dyshohet se këmbësori ka ndërruar jetë.
Gazeta Enigma në vazhdim do të sjellë detaje rreth aksidentit.