Ministri i Mbrojtjes, Armend Mheaj, ka publikuar imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.
Mehaj në një postim në Facebook ka njoftuar se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
Ai tha se ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftë-bërjen.
Mehaj, kadetët i quan “ujqërit e rinj”.
“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, përfundoi ministri Mehaj.