Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë Armando Duka dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i kanë vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Duka tha se do të dalin fitues duke i dhënë fund të gjitha pretendimet për të përbaltur UÇK-në.
“Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës” – tha Duka.
Ai tha se me Thaçin dhe Veselin folën edhe për futbollin.
“Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria eKosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium” – theksoi Duka.