Shteti i Kosovës vitin e ardhshëm do ta bëjë hap të rëndësishëm drejt integrimeve evropiane.
Nis nga 1 shtatori i 2023 e deri më 17 tetor të atij viti, do të nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, vendim ky nga mbledhja e fundit e qeverisë.
Evidentimi i të dhënave demografike që do të ndodh për herë të pas 12 viteve, do të bëhet në mënyrë elektronike.
Përveç avancimit të metodës nga 2011-ta këtë herë pritet të përfshihet edhe veriu duke përshtatur edhe materialet.
Për procesin që nis pas 11 mujash, nga Zyra e Kryeministrit do të zgjidhet dikush që udhëheq atë, por i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Regjistrimi i popullsisë, ishte në plan të bëhej më 2021, por u shty shkaku i pandemisë dhe që atë vit në Kosovë u mbajtën dy palë zgjedhje.
VIDEO: