Ish-ministri i Shëndetësisë: Regjimi i kuq po ia ndal bukën e gojës mësimdhënësve, ndalja e pagave e padrejtë

Ish-ministri i Shëndetësisë: Regjimi i kuq po ia ndal bukën e gojës mësimdhënësve, ndalja e pagave e padrejtë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas lajmit se Qeveria ndali pagat e grevistëve.

Zemaj përmes një shkrimi në “Facebook”, e quan Qeverinë Kurti regjim të kuq, injorues e dështues.

“Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës”, shkroi Zemaj.

Shkrimi i plotë:

Regjimi i kuq, injorues, dështues dhe dënues.Sot, për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës.

Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës.

Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me ç’rregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës.

Regjimi i kuq nuk është zgjidhje, sepse për krejt është i padrejtë.

Related Articles