Drejtoresha e Arsimit në Viti: Mësimi filloi pa asnjë pengesë në të gjitha shkollat

Drejtoresha e Arsimit në Viti: Mësimi filloi pa asnjë pengesë në të gjitha shkollat

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardhë Emini, ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023 pas grevës pesë javore të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ajo ka deklaruar se në këtë qytet procesi mësimor ka filluar pa ndonjë pengesë, pos shkollës “Halil Ademi”, objekti i së cilës është në ndërtim e sipër.

“Për fat të mirë, procesi mësimor ka filluar jo vetëm për nxënësit por edhe për ne si institucione. Muaji shtator ka qenjë një muaj i pesimizmit për shkak se shkollat ishin të mbyllura dhe tërë verën ishim përgatitur me material”.

“E pamë një harw, në të gjitha shkollat procesi ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Përjashtim bën shkolla “Halil Ademi”, pasi objekti i ri i saj është duke u ndërtuar që nga viti 2016. Jemi detyruar që nxënësit t’i dërgojmë për vijim të mësimit në shkollën e mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozhoran, me orar jo të plotë, ku mësimi do të zhvillohet me katër orare”,ka thënë Emini.

Related Articles