Zelensky nënshkruan dekretin: S’ka negociata me Rusinë sa të jetë Putini president

Zelensky nënshkruan dekretin: S’ka negociata me Rusinë sa të jetë Putini president

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që deklaron zyrtarisht perspektivën e çdo bisede ukrainase me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelensky të premten pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.

“Putin nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, kishte thënë Zelenskiy të premten, shkruan Corriere della Sera.

Klauzola e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.”

Related Articles