Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka bërë thirrje që nxënësit të mobilizohen për të mbledhur mollë dhe patate.
Lukashenko tha se ishte egërsi që fëmijët nuk mund të përdoren për të ndihmuar në industrinë bujqësore të vendit.
“Çfarë shembulli do të japim për nxënësit tanë të shkollës, fëmijët tanë? Thonë se është shfrytëzim, por çfarë shfrytëzimi është nëse një person shkon në punë për pesë apo gjashtë orë?”.
“Do të jetë lumturi për prindërit dhe stërvitje e mirë fizike për fëmijët”, ka thënë Lukashenko sot në një mbledhje të qeverisë.
Nxënësit e shkollave dhe studentët ishin mobilizuar më parë për të ndihmuar fermerët në ish-Bashkimin Sovjetik (BRSS).
Presidenti bjellorus, njihet edhe më herët për propozime të tilla, ai kishte deklaruar se me një gotë vodka çdo ditë mund të shërohet COVID-19, shkruan Euronews.