Detaje nga vdekja e punëtores së KEDS-it në vendin e punës

Detaje nga vdekja e punëtores së KEDS-it në vendin e punës

Një grua e moshës 63-vjeçare, punëtore e KEDS-it në Gjilan, ka ndërruar jetë sot brenda zyrës ku punonte.

Klan Kosova ka biseduar me familjarët e së ndjerës, të cilit kanë deklaruar se ajo nuk ka pasur ndonjë sëmundje të rëndë shoqëruese që mund t’ia shkaktonte vdekjen, por që ditëve të fundit kishte pasur një grip të zakonshëm.

Brenda zyrës, të ndjerën e ka gjetur një punëtore e mirëmbajtjes, e cila e ka parë që s’është mirë dhe i ka njoftuar organet relevante, të cilët kanë shkuar dhe e kanë konstatuar vdekjen e saj.

Nga mjeku kujdestar është cilësuar si vdekje e natyrshme.

VIDEO:

Related Articles