Wesley Clark: Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë

Wesley Clark: Kosova duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ka theksuar se Kosova duhet të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun dhe shtoi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në të mirë të qytetarëve.

“Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë është e ndryshme. Kosova duhet të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë pjesën veriore. Çështja e targave është një shembull i mirë për të treguar sovranitetin, por ka metoda të tjera që mund të përdoren. Ne kemi një ambasador të madh në Beogradi, Christopher Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën. Ai ka qenë edhe ambasador në Maqedoni gjatë viteve 1998-1999. Ai është në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha ai, raporton TV1.

Clark tha se duke ditur se cilat janë kapacitetet e NATO-s, nuk ka asnjë mundësi për një konflikt në Kosovë.

“Dhe në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës emëruan një ambasador të mirë. Prandaj, situata është më e sigurt në Kosovë duke marrë parasysh rolin e KFOR-it. Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë edhe nëse ka shumë dallime dhe probleme. Kjo është edhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Nuk jam shumë i shqetësuar për Ballkanin, sepse e di që NATO është aty për të ndërhyrë shpejt nëse ka destabilizim. Fjalët për luftë nuk më shqetësojnë, sepse i di kapacitetet e NATO-s”, tha Clark.

Ish-komandanti i NATO-s shtoi se Kosova padyshim një ditë do të bëhet anëtare e NATO-s.

Related Articles