Sekuestrohen 20 kilogramë kanabis në Fushë-Krujë, arrestohet një person

Sekuestrohen 20 kilogramë kanabis në Fushë-Krujë, arrestohet një person

Është arrestuar një 41-vjeçar në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se po thante rreth 20 kilogramë kanabis në banesën e tij.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje”,thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuaestruar kanabisin, ndërkaq 41-vjecari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related Articles