Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se një 32-vjeçar është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi kishte pësuar lëndime trupore teksa po punonte në një fabrikë të xhamit.
Si pasojë e lëndimeve të rënda nga prerjet, viktima nuk ka arritur që të deklarohet për Policinë, teksa janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve pronari i lokalit dhe djali i tij.
Në vendin e ngjarjes kanë edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.