Publikohet agjenda e Komunitetit Politik Evropian (FOTO)

Publikohet agjenda e Komunitetit Politik Evropian (FOTO)

Paqja dhe Siguria, Energjia, klima dhe situata ekonomike do të jenë pjesë e takimit të nesërm të Komunitetit Politik Evropian në Pragë të Çekisë.

Tryeza nis punimet në 13:00 dhe mbyllet me konferencën për mediat pas orës 19:30. Pjesëmarrëse do të jenë vendet e Bashkimit Europian, vendet aspirante për në BE, Ballkani Perëndimor dhe aleatë të BE-së. Pjesë e takimit do të jetë edhe  Kosova, me përfaqësuese presidenten Vjosa Osmani, Shqipëria, me Edi Ramën, Britania e Madhe dhe Ukraina.

Gjatë këtij takimi do të ketë takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

Komuniteti Politik Europian është një nismë e propozuar fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Pjesëmarrësit e ftuar në këtë takim të parë të Komunitetit Politik Evropian janë: Kosova, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnje Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Komisionit Evropian dhe ai i Këshillit Evropian, raporton Shqiptarja.com

Çfarë pritet të ndodhë?

Liderët e të gjitha shteteve evropiane, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë (po ashtu edhe të shteteve të vogla evropiane) do të takohen në Kështjellën e Pragës më 6 tetor për të diskutuar për çështjet që lidhen me situatën e sigurisë në kontinent, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon. Ky takim, po ashtu, është për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane – një ide që fillimisht është promovuar në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Një ditë më pas, më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të Bashkimit Evropian që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës.

Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Related Articles