Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka bërë të ditur se është takuar me shefin e futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.
Ademi, gjithashtu ka bërë të ditur se kanë takuar edhe ministrin e sportit Hajrulla Çeku dhe kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, derisa patëm takim edhe me KE të FFK-së dhe me gjeneratën e artë të futbollistëve, ku diskutuan për futbollin dhe projekte të ndryshme.
Mes tjerash, Ademi tha se “vizitat e personaliteteve të tilla me ndikim në futbollin evropian e botëror, dëshmojnë respektin që FFK ka fituar në instancat e futbollit ndërkombëtar, janë të rëndësishme dhe i sjellin të mira futbollit dhe vendit tone”.