Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se mësimdhënësit në Kosovë, vetëm në dy raste të ndryshme nuk i morën pagat, në kohën e Millosheviqit dhe në qeverisjen e kryeministrtit, Albin Kurti.
Lushtaku tha se qasja e kësaj qeverie, është e pajustifikueshme dhe arrogante.
‘Vetëm dy herë janë ndalë pagat e mësimdhënësve, një herë në kohën e Jugosllavisë dhe një herë në qeverisjen e Kurtit. Krahasim i rëndë, por është realitet. Nuk dua kurrë të marrë krahasime të tilla, por kur i shoh të gjithë ata mësimdhënës që kanë sakrifikuar për gjenerata të tëra në Kosovë, dhe produktë të tyre jemi të gjithë ne pa dallim, dhe t’i nënçmojmë dhe linçojmë ata, vetëm për qëndrimet e një lideri politikë, është e pajustifikueshme dhe arrogante”, tha Lushtaku në Info10.