Peci: Guxo ka raporte shumë të mira me Vetëvendosjen

Peci: Guxo ka raporte shumë të mira me Vetëvendosjen

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimin Rural, Faton Peci, ka folur rreth raporteve të partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Peci tha se dyja partitë gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm.

Ai në një intervistë në T7 tha se Guxo nuk po krijon asnjë aleancë me ndonjërën nga partitë opozitare.

“Kush, ne si Guxo? Për herë të parë po e dëgjoj. Kemi raporte shumë të mira”, ka thënë ai.

Bashkë-kryetari i partisë Guxo theksoi se jo më larg se të shtunën e kaluar ka ndarë një pjesë të kohës me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mbi planet qeverisëse.

“Të shtunën e kam kaluar një pjesë të kohës me kryeministrin ku kemi biseduar për qeverisje. S’ka asgjë të vërtetë. Ne jemi të vetëdijshëm për mandatin dhe misionin. Kur nisem në vendin e punës, e di se përse kam marrë besimin e qytetarëve që ta kthej atë me rezultate. Nëse dikush mendon se ka skenar për largimin e Guxo nga koalicioni, përderisa ka bashkëpunim të mirë e kolegjialiteti, gabon”, ka deklaruar ai.

Related Articles