A do ta padisin ministrin Murati dhe a do të kompensohen orët e humbura? – Jasharaj jep detaje për Enigmën

A do ta padisin ministrin Murati dhe a do të kompensohen orët e humbura? – Jasharaj jep detaje për Enigmën

Është bërë dita e gjashtë që Qeveria e Kosovës ende nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit, pasi këta të fundit kanë grevuar për më shumë se një muaj.

Sa i përket kësaj çështje, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj është shprehur optimist se qeveria nuk do t’i lë pa paga. Kështu Jasharaj shpresoj se pagat për të gjithë mësimdhënësit do të ekzekutohen.

“Ne jemi të indinjuar që Qeveria i ka proceduar pagat për sektorët e tjerë ndërsa për punëtorët e sektorit të arsimit jo. Ka pasur edhe sektorë të tjerë në grevë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që t’i ekzekutojë pagat, pasi ka mësimdhënës që janë në kushte të vështira dhe kanë po ashtu edhe kredi”, tha Jasharaj për Gazetën Enigma.

Mirëpo, pavarësisht thirrjes të sindikalistëve arsimor, qeveria nuk po angazhohet në procedimin e pagave.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se fundi tha se duhet të kompensohen orët e humbura, pastaj do të dalin pagat.

Këtë deklarim, Jasharaj e quan të ngushtëm, pasi sipas tij ministrja është dashur që të angazhohet në procedimin e pagave.

Së së pari qeveria do të duhej që t’i procedonte pagat për muajin shtator e më pas të ulen e të diskutojnë për të gjitha temat.

“Ministrja në vend të kësaj është dashur të angazhohet që të kemi procedim të pagave, ngase shërbyesit civil ishin në grevë dhe atyre iu kanë dalur pagat e shtatorit”.

“Ministrja fillimisht të angazhohet që të procedohen pagat dhe pastaj të ulemi, ngase kontrata kolektive e saktëson se orët e humbura në grevë nuk kompensohen.  Megjithatë, kjo kontratë nuk e përjashton, sepse thotë se përveç nëse dy palët merren vesh ndryshe”, ka thënë Jasharaj.

Mirëpo, përfundimisht se a do të kompensohen orët e humbura, Jasharaj theksoi se pasi t’i marrin pagat për muajin shtator, Sindikata e Bashkuar do t’i pyes mësimdhënësit për të vendosur në lidhje me këtë çështje.

Si rrjedhojë e kësaj, Jasharaj potencoi se secili mësimdhënës po bën angazhimet maksimale që të ketë sa më pak njësi mësimore të humbura.

A do ta padisë SBASHK-u ministrin Murati?

Sipas informacioneve që Jasharaj i deklaroi për Gazetën Enigma, SBASHK ka nisur një letër në adresë të ministrisë së Financave, ku po kërkojnë të dihet saktësisht se mbi çfarë baze ligjore grevistëve në arsim nuk u dolën pagat.

LEXO EDHE: SBASHK-u paralajmëron edhe padi tjera përveç Muratit

Mirëpo, se a do të ngritet padi edhe ndaj dikujt tjetër përveç ministrit Murati, Jasharaj nuk dha detaje të tjera. /Gazeta Enigma/.

Related Articles