Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së ka thënë se pas një viti e gjysmë qeverisjes, Kosova është në pritje të ministrit të tretë të shëndetësisë, ndërkohë që ka vetëm 5% investime kapitale të realizuara.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet”, ka shkruar ai.
Ironikisht, Abdixhiku pyetur nëse për sukseset e munguara të qeverisë aktuale i kanë fajet 20 vitet e kaluara të qeverisjes.
“Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar ai.