Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se mësuesit edhe sot janë engjujt tonë.
”Nuk ish dashtë ata me ardhë në këtë mesin tonë të luftës politike. Nuk ka logjikë me i lënë mësuesit me u ndi sot vetëm. Ju bëj thirrje veçanërisht deputetëve të VV-së që mos ta përkrahin këtë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se me këtë që ka ndodhë nuk po ndihet mirë.