Kuvendi sapo ka miratuar Projektligjin për Sigurinë Kibernetike.
Nga 61 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan pro.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij projektligji, MPB-ja ka vendosur parimet dhe rregullat bazë, mbi të cilat do të veprojnë institucionet që zhvillojnë politika lidhur me sigurinë kibernetike.
Ndërkaq, nuk ka pasur kuorum për miratimin e Projektligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Në mungesë kuorumi është ndërprerë edhe seanca, ku nënkryetarja Saranda Bogujevci tha se për pikat e papërfunduara do të caktohet një seancë tjetër.