Anija që brenda vetes ka librarinë lundruese më të madhe në botë “Logos Hope” do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se “Logos Hope” është zhvendosur nga Vlora në Portin e Durrësit.
“Do të jetë e hapur për çdo qytetar që ka dëshirë ta vizitojë nga afër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, është shprehur Rama.
Anija “Logos Hope” është vizituar nga 9 milionë e 130 mijë njerëz që nga nisja e parë e saj në vitin 2004.
Që nga ajo kohë, kjo anije ka shitur mbi 10 milionë libra, ndërsa ka lundruar afro 134 mijë milje detare.
Kurse, ka vizituar 76 vende të ndryshme dhe 139 porte, teksa është thirrur në 210 porte.