Reagon kryeparlamentari i Krimesë për shpërthimin e urës

Reagon kryeparlamentari i Krimesë për shpërthimin e urës

Pas shpërthimit të urës Kerch ka reaguar kryeparlamentari i Krimesë, Vladimir Kontantinov, i cili ka fajësuar ‘vandalët ukrainas’.

“Gjatë 23 vjetëve sa ishin në pushtet, ata nuk kanë arritur të ndërtojnë asgjë të rëndësishme në Krime, por ata arritën të dëmtojnë urën ruse. Kjo është e gjithë esenca e regjimit të Kievit dhe të shtetit ukrainas. Vdekjet dhe shkatërrimi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë”, tha ai në Telegram, shkruan BBC.

Konstantinov shtoi se ura ‘do të ristaurohet shpejt, meqenëse nuk është dëmtim i madh’.

Related Articles