Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Dritës e Trepçës ’89.
Ka qenë Trepça ’89 që ka shënuar gol për ta barazuar rezultatin 1:1 me Ardian Mujën, por në këtë rast ka ndërhyrë VAR-it duke anuluar golin e mitrovicasve për të dhënë penallti për Dritën të cilën në gol e shndërroj Besnik Krasniqi 2:0.
Në zonë u pengua Ron Broja, penallti për të cilën do të diskutohet shumë edhe pas ndeshjes.