Ministri i Mbrojtjes: Do të ketë Komision Parlamentar për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes: Do të ketë Komision Parlamentar për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se për herë të parë është krijuar baza ligjore për emërimin e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si organ i pavarur për shqyrtimin e ankesave të personelit ushtarak.

Mehaj ka shkruar në Facebook se Ligji për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim përcaktimin e kompetencave, detyrave dhe përgjegjësive, procedurën e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Komisioni ka për qëllim fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjë që do të kontribuoj në mirëmbajtjen e disiplinës dhe respektimit të ligjeve brenda FSK-së si elemente kyçe të një ushtrie të konsoliduar”, ka shkruar ai.

Related Articles