Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ministri grek ka theksuar se gjatë këtij takimi janë fokusuar pikërisht në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se Greqia është e gatshme të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e saj në rajon.
“Në një takim me Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ne u përqendruam në dialogun e Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si dhe gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar përpjekjet e Bashkimit Evropian në rajon”, ka shkruar ministri grek, Dendias në Twitter.