Një rast tragjik ka ndodhur në Itali.
Një 55-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident.
Dy automjete ishin përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 14:30 në via Iseo, në Erbusco, në Brescia.
Siç raporton Abcnews.al burri shqiptar ishte pasagjer në njërën nga veturat e përfshira në aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë tre autoambulanca por për të shpëtuar jetën e shqiptarit ishte tepër vonë.
Nga ana tjetër, personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime të rënda, por kanë kërkuar ndihmë mjekësore.