Gjykata e Lezhës dënoi me tetë vite burg 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në Janar të këtij viti vrau me armë për gjakmarrje Lek Lekgjonajn. Ngjarja ndodhi në fshatin Manati të Lezhës.
Përvathi akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e dënoi me 12 vite burg Florian Përvathin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë tetë vite burgim pasi i ulet 1/3 e dënimit.
Vëllai i viktimës Lek Lekgjonaj kishte vrarë disa vite më parë babain e Florian Përvathit dhe u largua nga Shqipëria për shkak të frikës së gjakmarrjes.
Por në Janar të këtij viti, Florian i shkoi në banesë vëllait të vrasësit të babait të tij duke e ekzekutuar për gjakmarrje, edhe pse i ndjeri nuk ishte i përfshirë në krimin e disa viteve më parë.