Distria Krasniqi doli e treta në botërorin që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit dhe po transmetohet direkt në Artmotion.
Kosova garoi me katër xhudiste, por vetëm Distria Krasniqi fitoi medalje.
Pas saj në aksion ishte Flaka Loxha, por humbi në raundin e parë.
Ndryshe ishte situata me Laura Fazliun që bëri hedhje të rrezikshme për të realizuar ippon, porse pas rishikimit të aksionit, komisioni i gjyqtarëve vendosi ta diskualifikoj kosovaren për t’i dhënë fitore kundërshtares.
Arsye ishte shëndeti i Fazliut që u rrezikua duke u mbajtur në kokë, në momentin kur e bëri hedhjen.
E katërta ishte Loriana Kuka, e cila fitoi luftën e parë në raundin e dytë, kurse në përballjen tjetër humbi nga xhudistja ukrainase.
Kështu, Kosova e vetmja ishte Distria Krasniqi që nga ky botëror i solli medalje Kosovës, ndërsa në pozitën e trajneres ishte Majlinda Kelmendi.
Nga kampionatet botërore deri tash, në nivelin elitar, në total xhudistet që stërviten nga mjeshtri Driton Kuka kanë fituar shtatë medalje.
Majlinda dy të arta dhe një të bronztë, Distria dy të bronzta, Nora një të bronztë dhe Loriana poashtu një të bronztë.