Rama në Këshillin e Evropës: Kosova me Shqipërinë, si shpirti me trupin

Rama në Këshillin e Evropës: Kosova me Shqipërinë, si shpirti me trupin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, e cilësuar lidhjen e Kosovës me Shqipërinë aq të ngushtë, si atë të trupit me shpirtin.

Rama në Strasburg po i drejtohet me një fjalim kësaj Asambleje, ku pritet t’i kërkojë përfaqësuesve evropianë mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Marty mbi krimet e luftës në Kosovë, edhe ndaj liderëve të UÇK-së.

“Përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur të flas vetëm për Shqipërinë, edhe pse tema lidhet me Shqipërinë si shpirti me trupin. Kjo ka lidhje me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet dhe ndikimin që kjo mund të ketë në zhvillimin e tij në të ardhmen”.

“Ta kthesh një histori konflikti në histori bashkëpunimi, kërkon jo vetëm guxim, vullnet të mirë dhe besim mes shteteve, por edhe guxim të bashkëndarë të institucioneve ndërkombëtare. Nëse këto institucione dështojnë të japin drejtësi, dëmi është i madh, një goditje ndaj të gjitha përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të errët të historisë sonë, për të shkruar një faqe tjetër”, është shprehur Rama.

Related Articles