Krasniqi falënderon kryeministrin Rama: Është fat i madh për Kosovën

Krasniqi falënderon kryeministrin Rama: Është fat i madh për Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ky i fundit iu drejtua të gjithë të pranishmëve në KiE derisa tha se “me akuzat ndaj UÇK-së, ju – që e ndihmuat lirinë e Kosovës, e humbët busullën”.

Krasniqi, tha se është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Rama, ku sipas tij nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për ta mbrojtur Kosovën.

“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”.

“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles