Rama për themelimin e Specialës: Ishte gabim dhe gabimet mund të ndreqen

Rama për themelimin e Specialës: Ishte gabim dhe gabimet mund të ndreqen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si të gabuar themelimin e Dhomave të Specializuara me pretendimin se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer trafikim organesh, ka qenë gabim.

Kështu ka deklaruar ai në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

“Në deklaratën time thash se ka një problem serioz: çështja e trafikimit me organe njerëzore. Kjo nuk ka të bëjë me procedurën ligjore sepse në aktakuzë nuk ka asnjë fjalë për trafikim organesh. Dhomat e Specializuara po trajtojnë çështje krejt të ndryshme”.

“Kjo akuzë e turpshme për trafikim organesh është një akuzë që i ka bërë të gjithë bashkë këtu sepse kur dëgjon diçka kaq të tmerrshme, natyrisht se nevojitet hetim dhe kjo shpiu në formimin e Dhomave të Specializuara”.

“Kjo është arsyeja që po kërkoj rezolutë  sepse dhomat nuk po hetojnë për trafikim organesh, ato po hetojnë diçka tjetër”.

“Nëse e shihni objektivisht raportin, atëherë do të kuptoni pse jam këtu. Unë e kuptoj se njerëzit duan të solidarizohen.

“Kurrë nuk thash as nuk e kam menduar që ka ndonjë lloj konspiracioni, por ka qenë një gabim i bërë, dhe gabimet mund të ndreqen”.

Related Articles