Daut Haradinaj ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë.
“E vërteta vonon por gjithmonë triumfon”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë.
E vërteta vonon por gjithmonë triumfon.
Respekt Kryeministër.