Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka falënderuar, kryeministrin Edi Rama për fjalimin historik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ajo i është mirënjohëse Ramës që po e mbron të vërtetën për luftën tonë çlirimtare.
“Faleminderit Kryeministër Rama për fjalimin historik në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Evropës! Mirënjohës që mbron të vërtetën për luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Musliu-Shoshi.