Sa qytetarë aplikuan për 6 milionë të subvencionimit të efiçencës së energjisë?

Sa qytetarë aplikuan për 6 milionë të subvencionimit të efiçencës së energjisë?

Thirrja publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, e hapur më 6 tetor sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi sipas Ministrisë së Ekonomisë,  numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në kuadër të thirrjes publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është pesëmijë e 992, ndërkaq për të dytën është 218.

Numri i aplikuesve, të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës së asistencës sociale,  është 275.

Shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.

Related Articles