Skuadra e Ilir Dajës kërkon fitore ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Ilir Dajës kërkon fitore ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të jetë nikoqire e Sivassporit sonte në kuadër të grupit G.

Ndeshja është e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 21:00.

Ballkani vjen në këtë ndeshje pas fitores dramatike 3:4 pikërisht ndaj Sivassporit në Turqi javën e kaluar.

Pas tri ndeshjeve, Ballkani është lider në grupin G me katër pikë.

Po aq pikë kanë edhe Sivasspori, Cluji dhe Slavia Praga në këtë grup.

Related Articles