Rusia me sulme të reja në Kiev

Rusia me sulme të reja në Kiev

“Forcat ruse kanë sulmuar prapë Kievin me dronët kamikaze iraniane”, thonë zyrtarët ukrainas.

Disa objekte në qytetin periferik Makariv janë shkatërruar pasi kjo zonë u godit me tre dronë të enjten.

Fatmirësisht, deri tash nuk ka viktima të raportuar, shkruan në Telegram, drejtori policor i Kievit, Andriy Nebytov.

Ndërsa, Kyrylo Tymoshenko, zyrtar i lartë i zyrës presidenciale të Zelenskyt, tha se sulmi u krye me ‘dronë kamikazë në objekte të rëndësishme’.

Në javët e fundit Ukraina ka raportuar për disa sulme ruse me dronë iranianë Shahed-136.

Por, Irani mohon që ka furnizuar Rusinë me dronë, kurse Kremlini nuk ka komentuar, raporton BBC.

Në jug të kryeqytetit ukrainas, gjashtë dronë kamikaze u rrëzuan gjatë natës, sipas udhëheqësisë të forcave ushtarake ukrainase.

Related Articles