Trajneri i ri i Ferizajt: Mos pritni nga unë që të bëjë magji

Trajneri i ri i Ferizajt: Mos pritni nga unë që të bëjë magji

Në ambientet e klubit të Ferizajt është mbajtur konferenca me rastin e prezantimit të trajnerit të ri, Andrej Panadic.

Trajneri Panadic ka thënë se e njeh mentalitetin e futbollit të Kosovës, për shkak se shumë pak dallon nga mentaliteti i futbollit kroat.

Duke mos dashur të lëshohet shumë ne deklarata, Panadic ka deklaruar se nuk është person që merret me deklarata dhe komente që vijnë nga jashtë.

“Zakonisht nuk merrem me ato se çka thuhet dhe shkruhet nëpër media. Më pëlqen të punoj shumë, të merrem me ekipin. Por mos pritni nga unë që të bëjë magji në një kohë të shkurtër. Mendoj se ekipa ka kualitet nga ajo se çfarë kam shikuar këto ditë”, ka thënë Panadic.

Tutje, trajneri Panadic tha se futbolli në Kosovë është zhvilluar shumë viteve të fundit dhe ekziston një interesim nga jashtë për ta përcjellur cilësinë e ligës në Kosovë.

Ndërsa, presidenti i klubit, Lulzim Abazi, ka deklaruar se ndryshimet ishin të nevojshme në klub pas rezultateve të fundit.

“Kemi zhvilluar ndeshje të mira në këtë sezonë, por rezultatet nuk kanë qenë në anën tonë për arsye të ndryshme. Kemi lëshuar pikë aty ku nuk është pritur. Ndryshimet në klub ishin të nevojshme pasi që diçka nuk ecte sa i përket rezultateve”, tha Abazi.

Gjithashtu presidenti Abazi ka thënë se pas dorëheqjes së ish-trajnerit, Arbnor Morina, telefoni i tij nuk ka pushuar sepse u vërshua nga ofertat për trajner, por që Andrej Panadic ishte profili më interesant.

Related Articles