Kosova përmbush edhe një zotim të Samitit Për Demokraci, miratohet Deklarata Kundër Ndalimit Arbitrar

Kosova përmbush edhe një zotim të Samitit Për Demokraci, miratohet Deklarata Kundër Ndalimit Arbitrar

Kosova e ka miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet shtet me shtet, iniciativë e  Kanadasë që synon të mbrojë edhe më tutje të drejtat e qytetarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë shteteve të tyre amë.

Kështu, Kosova u bashkohet shteteve të tjera në riafirmimin e përdorimit dhe ndalimit arbitrar nga shtetet për të ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja.

“Me miratimin e kësaj Deklarate, Kosova rreshtohet krah shteteve të përkushtuara për të drejtat e njeriut, sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

“Me këtë Deklaratë, Kosova sikurse edhe shtetet e tjera ka riafirmuar shqetësimin për përdorimin e ndalimit arbitrar nga shtetet për të ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja, veprim ky në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Related Articles